HALL m. bised.

  • 1. Gjendje e vështirë, mundim që vjen nga mungesa e diçkaje, nga vuajtjet etj.; nevojë e madhe për diçka, ngushticë. Ra në hall. Ishte në hall e s'dinte ç'të bënte. E bëri (e pati) nga halli. Kishte një hall. Erdhi për hall. E shtyu halli. Është në hall për diçka ka shumë nevojë për diçka. Ia di hallin. Ia zgjidhi hallin. E la në hallin e tij (e saj).
  • 2. Diçka që sjell kokëçarje, çështje shqetësuese që duhet zgjidhur, shqetësim; diçka që shkakton vuajtje shpirtërore, hidhërim, brengë. Hall i madh. Hallet e jetës (e shtëpisë). Njeri me halle. Jetë me halle. Kishte halle shumë (një mijë halle). E kishin plakur hallet. I mbaroi hallet. E zunë hallet shpejt.
  • 3. Zgjidhje, rrugëdalje. Bëri hall gjeti diçka, e rregulloi (me vështirësi); gjeti rrugëdalje në një farë mënyre. I bëhet halli i gjendet rrugëdalja në një farë mënyre. I jap hall diçkaje i jap rrugë diçkaje, i jap dum diçkaje. Si do t'i vejë halli? (një pune a dikujt) si do të zgjidhet, si do të marrë fund, si do të përfundojë (diçka a dikush).
  • 4. përd. ndajf. Keq. Hall kështu, hall ashtu. Hall ta marrësh, hall ta lësh. Hall me të, hall pa të. Hall me buaj, hall me qe. fj. u.
  • Vaj halli! shih te VAJ,~I II. Është halli që ... (halli është se ...) puna është se ..., duhet të shqetësohemi për ... Ku e ke hallin? ku kërkon të dalësh, ç'synon të arrish? Kam hall sa ... dua sa..., e kam për detyrë sa... (të bëj diçka), e kam keq sa..., e kam vështirë sa... I qaj hallin dikujt shih te QAJ. Mos i qaj hallin atij! shih te QAJ. S'e zë halli (meraku, qederi) shih te ZË. Ishte në ditë (në pikë) të hallit ishte në gjendje shumë të vështirë. Ishte për të qarë hallin ishte shumë keq, ishte në gjendje shumë të vështirë. E bën nga halli e jo nga malli e bën nga e keqja e jo se do vetë. I qan hallin kalorësit se i varen këmbët shih te KALORËS,~I.