hapës
HAPËS I m.
- Çelës. Hapësi i derës (i valixhes). Mbyll (çel) me hapës.
- I hodhi hapëset shih te HEDH. S'është në hapës nuk është në rregull nga mendja. Ka (mban) hapëset (çelësat) e kashtës iron. shih te KASHT/Ë,~A.
HAPËS II m.
- Punëtor që merret me hapjen e gropave, të puseve etj. Hapës pusesh. Hapës varresh varrmihës.
HAPËS mb.
- Që shërben për të hapur diçka; që bën lidhjen e qarkut dhe lejon të kalojë rryma elektrike. Çelës hapës e mbyllës.