HEMORRAGJI f. mjek.

  • Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, humbje e madhe gjaku; rrjedhja e gjakut nga enët e gjakut; gjakrrjedhje. Hemorragji e jashtme (e brendshme). Hemorragji në tru (cerebrale). Hemorragjia e stomakut (e mushkërive). Ndaloj hemorragjinë. Shoqërohet me hemorragji. U dobësua nga hemorragjia.