Hape menynë kryesore

HOXHË m. sh

  • Titull që u jepet klerikëve myslimanë; ai që ka këtë titull, që vishet me xhybe e me çallmë dhe kryen shërbimet fetare (në vendet ku vepron feja myslimane). U bë hoxhë.
  • Ali Hoxha, Hoxhë Aliu i njëjti njeri; po ajo gjë, e njëjta gjë. I foltë hoxha (prifti)! mallk., vjet. vdektë! E këndoftë hoxha (prifti)! mallk. vjet. vdektë! Shkoi pa hoxhë dikush a diçka iron., vjet. shkoi kot, shkoi dëm. E bën hoxhën (priftin, dhespotin) me barrë tall. shih te BARR/Ë,~A. Ia thëntë hoxha (prifti) në vesh mallk., vjet. shih te THEM. Ngrihu prift të ulet (të rrijë) hoxha! shih te PRIFT,~I 1. Kush ha djathë nga të hoxhës, pëlcet për ujë fj. u. mos prit të mirë nga hoxha e nga prifti.