ILUMINIST m.

  • 1. hist. Përfaqësues i rrymës dhe i lëvizjes iluministe në Evropë në shekujt XVII-XVIII; pasues e përçues i ideve iluministe në Shqipëri në shekullin XIX në kohën e Rilindjes Kombëtare; pasues i iluminizmit, ndriçimtar. Idetë e iluministëve. Veprat e iluministëve. Iluministët francezë. Iluministët shqiptarë të shek. XIX.
  • 2. libr. Përhapës i diturisë, i kulturës, i arsimit etj., njeri që punon e lufton për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërie në luftë kundër errësirës e prapambetjes; mendimtar, shkrimtar, shkencëtar, ideolog etj. që shquhet për veprimtari iluministe. Iluminist i shquar.

ILUMINIST mb.

  • 1. hist. Që ka të bëjë me iluminizmin ose me iluministët e shekujve XVII-XVIII në Evropë, i iluminizmit ose i iluministëve; që ka të bëjë me përhapjen dhe me vënien në jetë të ideve të iluminizmit në Shqipëri në shek. XIX. Rrymë iluministe. Ide (pikëpamje) iluministe. Filozof (mendimtar, ideolog, shkrimtar) iluminist.
  • 2. libr. Që i shërben përhapjes së dijes, të kulturës, të arsimit etj. dhe përparimit të një shoqërie; që punon dhe lufton për përhapjen e diturisë e të kulturës kundër errësirës e prapambetjes. Lëvizje (veprimtari) iluministe. Vepër iluministe. Për qëllime iluministe. Mendimtar (shkrimtar) iluminist.