ILUSTRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ILUSTROJ, ILUSTROHET. Ilustrimi i librit. Sjell shembuj për ilustrim.
  • 2. Vizatim, skicë a fotografi që jepet në një revistë, në një libër etj. për ta bërë përmbajtjen më të qartë, më të kuptueshme e të kapshme dhe më tërheqëse. Ilustrime me ngjyra. Libër (revistë) me ilustrime.
  • 3. Shembull që sillet për të sqaruar më mirë një mendim, një ide, një ligjëratë etj.; diçka (e dhënë, fakt etj.) që sillet si shembull për ta bërë më të qartë, më të kuptueshme e më të kapshme atë që është thënë ose që është shkruar. Ilustrime të goditura (të mira). Ilustrime me vlerë. Jepen shembuj si ilustrim. Përdor të dhëna (shifra) për ilustrim.