INTERESOHEM vetv.

  • Përqendroj vëmendjen te dikush a te diçka, tregoj kujdes të veçantë për të ndihmuar një njeri a për të zgjidhur një çështje; marr pjesë gjallërisht e me dëshirë në një punë a veprimtari, në një çështje etj. ose ndjek me kujdes të posaçëm gjendjen e zhvillimin e saj; përpiqem të mësoj diçka për një njeri a për një gjë që më pëlqen a më tërheq. Interesohem për çështjet politike (për punën, për folklorin, për letërsinë, për shkencën, për artin, për sportin). Interesohem për fëmijët (për motrën, për shokët). Interesohem të di (të marr vesh, të mësoj). Nuk interesohet fare (sa duhet).