INVESTIM m. ek.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve INVESTOJ, INVESTOHET. Investimi i kapitalit (i fondeve, i shumave të mëdha). Investim për industrinë (për mbrojtjen). Fond investimi.
  • 2. kryes. Shumë parash a kapital që investohet për diçka. Investime themelore (kapitale) tërësia e shpenzimeve që bëhen gjatë një periudhe të caktuar për të krijuar fonde themelore të reja prodhuese (ndërtesa prodhimi, makineri etj.) dhe joprodhuese (ndërtesa me karakter social, kulturor etj.) ose për përtëritjen dhe zgjerimin e tyre. Investime shtetërore. Investime për industrinë (për bujqësinë, për arsimin). Shuma e investimeve. Përdorimi i investimeve. Rriten investimet.