KËNAQEM vetv.

  • 1. Ndihem i gëzuar e i lumtur, ndiej kënaqësi, sepse më plotësohet një dëshirë ose një kërkesë, bëhem i kënaqur; më bëhet qejfi; më pëlqen shumë diçka, argëtohem. Kënaqem me muzikë. U kënaq së ngrëni (së pari, së dëgjuari). M'u kënaq syri më pëlqeu shumë ajo që pashë. Të kënaqet syri ke qejf ta shikosh. M'u kënaq veshi më pëlqeu shumë ajo që dëgjova. Të kënaqet veshi ke qejf ta dëgjosh. M'u kënaq shpirti (zemra) mbeta shumë i kënaqur, ndjeva një gëzim e kënaqësi të thellë.
  • 2. Mjaftohem, nuk kërkoj më shumë. Kënaqem me këto që kam. Kënaqet me pak.
  • 3. Pës. e KËNAQ.