Shqip redaktoni

Emër redaktoni

këngë f.

  1. Vjershë që këndohet sipas një melodie dhe që është një njësi muzikore-letrare. Këngë popullore. Këngë partizane (patriotike, revolucionare). Këngë polifonike. Këngë shkodrane (himarjote, përmetare, myzeqare). Këngë historike (legjendare). Këngë pleqërishte. Këngë e re (e vjetër). Këngë masash. Këngë dasme. Këngë djepi. Këngët e punës. Këngë për fëmijë (për pionierë). Këngët e kurbetit. Teksti i këngës. Ansambli i këngëve dhe i valleve popullore. Festivali i këngës. Program me këngë. Buçet (përhapet, dëgjohet) kënga. Këndoj një këngë. Ia marr (ia them) këngës. Thur (ngre) një këngë.
  2. Tinguj të lidhur e të harmonishëm që nxjerrin disa zogj; zëri i zgjatur që nxjerrin disa shpendë a insekte. Kënga e këndesit (e gjelit). Kënga e bilbilit (e qyqes, e gjinkallës).
  3. Zhurmë e vijueshme dhe e njëtrajtshme e një motori, e mitralozit etj., që herë dobësohet dhe herë bëhet më e fortë; tinguj melodikë që nxjerr një vegël a diçka tjetër. Kënga e mitralozit (e motorit). Kënga e burimit.
  4. let. Secila nga pjesët që përbëjnë një poemë të madhe zakonisht epike ose didaskalike. Kënga e dytë e Iliadës.
  5. fig. Diçka që përsëritet në mënyrë të njëjtë, diçka që është e mërzitshme dhe e papëlqyeshme nga që përsëritet gjithnjë, avaz. Të njëjtën këngë. Po ajo këngë. Filloi (vazhdon) këngën e vjetër. S'di tjetër këngë ai!
  • Dredh këngën shih te DREDH. Këngë (lahutë) e butë muz. shih te BUTE (i,e). Këngë mbi krah (majë krahut) shih te KRAH,~U. Kënga e mjellmës libr. shih te MJELLM/Ë,~A. Kënga e Mukës diçka e vjetër që është thënë e stërthënë, diçka e njohur që është përsëritur vazhdimisht. Disa jashtë valles dinë shumë këngë fj. u. shih te VALL/E,~JA.