KËQYR kal.

  • 1. edhe jokal. Shikoj me vëmendje; shoh me kujdes, vështroj, vë re. Këqyr një njeri. Këqyri para e prapa.
  • 2. Kam kujdes, tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj. E këqyr si djalin tim.
  • 3. Studioj dhe analizoj mirë një çështje, e ndjek dhe e vëzhgoj me qëllim studimi; shqyrtoj. Këqyr një problem.