KËRCËNOHEM vetv.

  • (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).
  • 1. Paralajmëroj dikë se do t'i shkaktoj një të keqe, përpiqem t'i fut frikën dikujt, i kanosem. I kërcënohej me grusht (me thikë). U kërcënohej se do t'i linte pa bukë.
  • 2. vet. veta III. Afrohet, vjen si një e keqe a si rrezik. U kërcënohej papunësia.
  • 3. Pës. e KËRCËNOJ.