KËRCU m.

  • 1. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung; rrënjë e madhe druri (lisi etj.) e nxjerrë nga dheu. Kërcu i kalbur. Kërcu lisi (dushku, hardhie). Shkul kërcunj. Qëndron (rri) si kërcu qëndron si i ngrirë dhe pa folur.
  • 2. Copë a pjesë e madhe e trungut të një druri, zakonisht me gdhenj, që përdoret për zjarr, kërçep; copë trungu që përdoret për punë të ndryshme (për t'u ulur, për të prerë mishin etj.). Djeg kërcunj. Rri në kërcu. Pres mishin në kërcu.
  • 3. përd. mb. fig. keq. I trashë nga mendja, kokëtrashë, kokëgdhe; që rri i hutuar e si i ngrirë; që nuk lëviz nga vendi ku është ulur. Ishte (fare) kërcu.
  • 4. përd. mb. I vetmuar, pa njeri dhe pa ndihmë; i mjerë, i shkretë. Mbeti kërcu.
  • U bë kërcu u tha nga të ftohtët, u bë si dru. Kërcu përmbi shkarpa (përmbi samar) diçka e tepërt, mbingarkesë; barrë tepër e rëndë; bela.