KËRKUES m.

  • 1. zyrt. Ai që bën një kërkesë a lutje; ai që kërkon diçka (një ndihmë, një të drejtë etj.); ai që ankohet për diçka.
  • 2. Ai që përpiqet të gjejë diçka duke kërkuar ose duke kontrolluar.
  • 3. Ai që merret me punë kërkimore, studiues në një fushë të shkencës; kërkimtar. Kërkues i palodhur. Kërkues në mjekësi.

KËRKUES mb.

  • 1. Që e ka për zakon të kërkojë shumë, që ka kërkesa këmbëngulëse ndaj vetes ose ndaj të tjerëve; që shpreh një kërkesë të fortë. Mësues (drejtor) kërkues. Me ton kërkues. Frymë kërkuese. Është shumë kërkues ndaj vetes.
  • 2. Kërkimor. Punë (metodë) kërkuese.