KËSHILLIMOR mb.

  • Që ka të drejtë të japë këshilla, mendime a gjykime, të bëjë vërejtje për një punë a çështje që diskutohet, por jo të vendosë për to; që ka vlerë këshillimi; këshillues, konsultativ. Mbledhje (konferencë) këshillimore. Komitet (organ) këshillimor. Votë këshillimore.