KËTEJ

  • I. ndajf.
  • 1. Në këtë anë, në anën ku ndodhemi, nga kjo anë; në këtë vend, nga ky vend; në këtë drejtim kësaj ane; kund. andej. Prej këtej. Më këtej. Shko këtej! Shih këtej! Iku që këtej.
  • 2. Në një vend afër, që tregohet në mënyrë pak a shumë të pacaktuar. Këtej nga shtëpia. Këtej rrotull.
  • 3. Që nga kjo kohë. Këtej e tutje (e prapa). Që këtej duke filluar nga kjo kohë.
  • 4. Si rrjedhim i kësaj; si pasojë e kësaj. Këtej del se... Këtej buronin të gjitha të këqijat.
  • II. parafj. Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në anën afër folësit ku ndodhet ose për ku drejtohet dikush a diçka. Këtej lumit. Këtej derës.
  • Andej e këtej (sa andej këtej) shih tek ANDEJ. Dhashë andej, dhashë këtej (andej, këtej) shih tek ANDEJ. Këtej i hyri, këtej i doli mospërf. shih te HYJ. Këtej të pi verën, andej të shan derën shih te VER/Ë, ~A II.