KAÇAKÇE ndajf. bised.

  • 1. Ashtu si vepronin kaçakët, fshehurazi, vjedhurazi, si kaçak. Vinte kaçakçe në shtëpi e ikte.
  • 2. Pa dijeninë e organeve shtetërore, duke ia fshehur doganës, kontrabandë. E fuste mallin kaçakçe. E shiti kaçakçe.
  • 3. përd. mb. I tillë siç e bënin a siç e mbanin kaçakët. Rroba (veshje) kaçakçe. Këngë kaçakçe.