KAÇUP I m.

  • 1. Calik për të mbajtur vaj, gjalpë, raki etj., kacek. Kaçup me vaj (me raki, me verë). Si kaçup me hirrë. mospërf. i fryrë e pa vlerë (për njerëzit). Ishte veshur si kaçup ishte veshur shumë trashë.
  • 2. Gjyryku i kovaçit, kacek. Fryj kaçupin.
  • U bë kaçup u fry (nga ndonjë sëmundje a nga të ngjallurit); u mbyt në ujë. Bie shi me kaçupë bie shi i madh, bie shi me rrëshekë. Iu bë barku kaçup hëngri tepër, iu fry barku nga të ngrënët a nga të pirët, iu bë barku kacek.

KAÇUP II m.

  • 1. Kaçul, kaçirubë.
  • 2. Lulja e misrit, xhufka e misrit.
  • 3. Kapë e vogël me degë misri, tufëz, dorëz. Katër kaçupë (misër).