KABLLO f.

  • 1. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse, i cili përdoret zakonisht për të përcjellë rrymën elektrike nën tokë a nën ujë, për vijat telefonike etj. Kabllo elektrike (telefonike). Kabllo njëfazore (trefazëshe). Kabllo nënujore. Kabllo e nëndheshme. Kabllo ushqimi. Shtrijnë (mbledhin) kabllon.
  • 2. Tel i trashë si litar, i përbërë prej disa fijesh të përdredhura, që përdoret për të lidhur a për të tërhequr. I vuri kabllon. E tërhoqi me kabllo.