Hape menynë kryesore

Wiktionary β

kacafytem

KACAFYTEM vetv.

  • 1. Kapem për gryke me dikë, zihem fytafyt me dikë. U kacafytën për vdekje. U kacafytën si qeni me macen.
  • 2. Futem në luftë të ashpër për jetë a për vdekje me dikë; përleshem. U kacafytëm me armikun.
  • 3. fig. Përballoj me përpjekje një gjendje të vështirë, luftoj me ashpërsi kundër pengesave a vështirësive; përleshem. U kacafytën me vështirësitë (me skamjen). U kacafyt me vdekjen (me sëmundjen).