KADAIF m.

  • Ëmbëlsirë që bëhet me fije shumë të holla brumi të grunjtë, me vezë, me gjalpë, me arra a bajame dhe me sherbet; fijet e brumit që përdoren për këtë ëmbëlsirë; një copë nga kjo ëmbëlsirë. Kadaif me arra (me bajame). Kadaif me mjaltë. Tepsi me kadaif. Hëngri dy kadaifë.
  • KADAIFI I TOKËS bot. Kuskutë.