KALANDËR I f. zool.

  • 1. Lloj laureshe, me shpinë të përhime, me nga një njollë të zezë në të dyja anët e gushës, që e bën çerdhen në tokë. Fole kalandre.
  • 2. Insekt me ngjyrë të ndritshme, që shumëzohet shpejt dhe dëmton drithërat (grurin, orizin etj.). Kalandra e grurit. Kalandra e orizit. Preket nga kalandra.

KALANDËR II f. tek.

  • Makinë me cilindra, që shërben për të lëmuar ose për t'i dhënë shkëlqim një pëlhure a një stofi, për të petëzuar a për të kthyer një metal (hekur, llamarinë, teneqe) etj. Kalandër me tre cilindra. Kalandër për kthimin e llamarinës. Reparti i kalandrave.