KANDIDAT m.

  • 1. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror, për t'u pranuar në një organizatë, për të kryer një detyrë a një punë etj.; ai që është zgjedhur për të bërë pjesë në një forum drejtues pa qenë ende anëtar i tij. Kandidat për deputet. Kandidat për president. Kandidat për mësues. Stazhi i kandidatit. Lista e kandidatëve. Propozoj për kandidat. Jep mësim kandidati.
  • 2. Grada shkencore që i jepet dikujt, i cili ka plotësuar kërkesat e shkallës së parë të kualifikimit pasuniversitar në një fushë të shkencës; ai që ka marrë këtë gradë. Kandidat i shkencave filologjike (mjekësore, historike, biologjike).