KAPLOJ kal.

  • 1. I hipi sipër dhe e mbuloj me krahë; e mbuloj duke e ngjeshur e duke e shtypur, mbuloj krejt; pllakos. Klloçka i kaploi zogjtë. E kaploi errësira.
  • 2. fig. Mbërthej, pushtoj, i zë frymën, e pllakos; e shqetësoj shumë, bëj që të brengoset shumë. E kapluan punët. E ka kapluar kriza.
  • 3. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më pushton një ndjenjë (gëzimi, hidhërimi etj.) e nuk më hiqet; më mbërthen, më zë. E kaploi gëzimi (hidhërimi, mërzitja). Më kaploi gjumi. I kaploi zemrën.
  • 4. jokal. vet. veta III. Shfaqet menjëherë e përhapet; vërshon, pllakos.