KARRIGE f.

  • 1. Ndenjëse për një njeri, me katër këmbë, me shpinëz dhe pa mbështetëse për krahët. Karrige lëvizëse (rrotulluese). Karrige kashte. Karrige elektrike ndenjëse që përdoret në vendet kapitaliste për të zbatuar dënimet me vdekje me anë të rrymës elektrike. Shpinëza e karriges. Rri (ulem) në karrige.
  • 2. fig. keq., bised. Vend pune në zyrë, vend i rehatshëm pune. Ka zënë një karrige. Ruante karrigen.
  • Rri (qëndron) mbi dy karrige keq. i bën qejfin edhe njërit edhe tjetrit për të përfituar nga të dy krahët; nuk është parimor dhe i qëndrueshëm në pikëpamjet e tij.