KATAROSH m.

  • 1. Stërdhëmb, dhëmb katarosh. I ka dalë një katarosh.
  • 2. Dash a cjap me katër brirë a me brirë të degëzuar.

KATAROSH mb.

  • 1. Që del shtrembër, jashtë radhës a mbi të tjerët (për dhëmbët). Dhëmb katarosh.
  • 2. Që ka kokrra të mëdha, të dendura dhe të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë të çrregullt. Misër katarosh.
  • 3. Që ka katër brirë, që ka dy çifte brirësh; me brirë të degëzuar (për dashin a cjapin).
  • 4. fig. Që sillet e vepron në mënyrë jo të rregullt; ters. Fëmijë katarosh.