KIAMET m. bised.

  • 1. Fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë. U bë kiameti.
  • 2. Shtrëngatë, furtunë; përmbytje; shi i madh. Ditë kiameti. Në këtë kiamet.
  • 3. fet. Mbarimi i botës (sipas dogmave fetare). Dita e kiametit.
  • 4. përd. ndajf. Shumë, krejt. I ngjan kiamet.
  • Për kiamet
  • a) shumë, me shumicë;
  • b) aspak, në asnjë mënyrë. Bëri kiametin bëri zhurmë të madhe, u ankua me të madhe, bërtiti fort; bëri gjëmën. S'u bë kiameti! s'ka gjë, nuk është ndonjë gjë e madhe, s'prishet ndonjë punë e madhe. Pa kiametin me sy u llahtaris nga diçka e frikshme, nga një fatkeqësi e madhe etj.; u tremb shumë nga një rrezik a e keqe e madhe që iu kanos; vuajti shumë nga diçka.