KOMPLOT m. sh

  • Marrëveshje e fshehtë, e lidhur në mënyrë të pa besë ndërmjet disa njerëzve ose grupeve për qëllime e veprime të caktuara politike, ushtarake etj. në dëm të shtetit; bashkërendim veprimesh me një tjetër prapa shpinës të dikujt e në mënyrë të pabesë për ta vrarë ose për ta dëmtuar. Komplot i madh. Komplot ushtarak (kundër revolucionar, diplomatik). Komplot kundër shtetit (kundër qeverisë). Bëjnë (thurin, përgatitnin, organizojnë) komplote. Zbuloi (shpartalloi) komplotin. Dështoi komploti.