KONCEPTOJ kal.

  • 1. Arrij të përgjithësoj mendërisht vetitë a tiparet më të përgjithshme e më thelbësore të një sendi dukurie etj. ose të një klase sendesh, dukurish etj. të botës reale dhe t'i pasqyroj ato në vetëdijen time; arrij të formoj një koncept të qartë për sende a dukuri të botës reale; kam këtë ose atë pikëpamje për diçka. Konceptoj një dukuri. E koncepton drejt jetën.
  • 2. Arrij të kuptoj a të marr vesh një mendim të shfaqur nga dikush, një detyrë, një qëllim etj.; arrij të hyj në brendi të diçkaje. Nuk e koncepton dot.
  • 3. Përpiloj në dorë të parë një shkresë, duke dhënë përmbajtjen kryesore të saj. Konceptoj shkresën.