KONTRADIKTË f.

  • 1. Mospajtim a mospërputhje mendimesh, arsyetimesh ose fjalësh, kundërshti në mendime, në një tezë etj.; kundërshtim. Kontradiktë e dukshme. Mendim plot kontradikta. Ka një kontradiktë.
  • 2. Mospërputhje interesash; mosmarrëveshje ndërmjet njerëzve a ndërmjet dy palëve; mungesë harmonie, mosmarrëveshje. Kontradiktë politike (ekonomike). Kontradikta të ashpra (të thella). Kanë kontradikta.
  • 3. filoz. Kategori e dialektikës, që shpreh lidhjen e luftën ndërmjet anëve a prirjeve të kundërta në të gjitha sendet e dukuritë e natyrës e të shoqërisë dhe që është burimi i brendshëm i lëvizjes e i zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në mendimin njerëzor. Kontradikta të brendshme (të jashtme). Kontradikta kryesore (jokryesore). Kontradikta klasore. Kontradikta antagoniste kontradikta të papajtueshme ndërmjet klasave a forcave shoqërore me interesa themelore politike edhe ekonomike krejt të kundërta, që çojnë në mënyrë të pashmangshme në revolucionin shoqëror. Kontradiktat joantagoniste kontradikta ndërmjet klasave e forcave shoqërore me interesa themelore politike e ekonomike të përbashkëta dhe me interesa të pjesshme a të dorës së dytë të ndryshme që zgjidhen brenda sistemit shoqëror socialist kryesisht me rrugën e bindjes e të edukimit; kontradikta në gjirin e popullit. Ashpërsohen (zgjidhen) kontradiktat.