KONTROLLOJ kal.

  • 1. Shqyrtoj edhe një herë me kujdes një punë për të parë në ç'gjendje është, si është kryer puna, si janë zgjidhur çështjet e veçanta, për të vërtetuar përpikërinë e një përfundimi etj.; rishikoj me vëmendje faktet, dokumentet, gjendjen etj. për të nxjerrë në shesh të vërtetën; ushtroj kontroll mbi dikë a mbi diçka. Kontrolloj llogarinë. Kontrolloj cilësinë (sasinë) e punës. Kontrolloj biletat. Kontrolloj si shfrytëzohet koha e punës.
  • 2. I bëj një provë nxënësit për të parë sa ka mësuar, si i ka bërë detyrat etj., i kërkoj të më thotë atë që ka mësuar. Kontrolloj njohuritë (dijet).
  • 3. Vizitoj një të sëmurë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, aftësinë e tij për punë, nëse është shëruar plotësisht etj. Kontrolloj zemrën. Kontrolloj fëmijën.
  • 4. Shoh një vegël, një makinë, një aparat etj. nëse është në rregull, si punon etj. Kontrolloj makinën (orën, peshën).
  • Nuk e kontrollon (dot) veten nuk është në gjendje të zotërojë veten, nuk di çfarë bën, s'është në vete; nuk përmbahet dot.