KOPAÇE f.

  • 1. Copë druri, zakonisht e gjatë sa krahu e jo shumë e trashë, që përdoret për të bërë zjarr në vatër: Kopaçe e madhe (e vogël, e hollë, e trashë, e njomë, e thatë). Kopaçe dushku (shkoze, ahu). E çau kërcunë e bëri kopaçe.
  • 2. fig. bised. Goditje me një dru të tillë a me hu, dajak. I dha një kopaçe. Hëngri ca kopaçe të mira.
  • 3. fig. bised. Qortim i rëndë a kritikë e fortë që i bëhet dikujt. Hëngri një kopaçe në mbledhje.