KREDI f.

  • 1. fin. Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe të caktuar. Kredi bankare. Kredi me afat të gjatë (të shkurtër). Jep kredi. Kërkoi (mori) kredi. Çeli një kredi. Shlyej kredinë.
  • 2. fin. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u përdorur në një degë të ekonomisë a në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kredi për shëndetësinë (për arsimin).
  • 3. Dhënia e një shume parash a e mallrave (pa para në dorë) nga banka, nga një tregtar etj. ose nga një shtet një shteti tjetër, me kusht që këto të shlyhen pak e nga pak, zakonisht me një kamatë, brenda një kohe të caktuar. Kredi me përqindje (me kamatë) të lartë. Kredi me afat të shkurtër (të gjatë). Shet me kredi. E bleu (e mori) me kredi.
  • 4. fig. libr. Besimi që gëzon dikush në marrëdhëniet tregtare ose shoqërore; besim, autoritet. Ka kredi. Është njeri me kredi.