KREH kal.

  • 1. Drejtoj flokët me krehër; rregulloj a ndreq flokët me krehër. I kreh flokët lart (anash).
  • 2. E shkoj leshin a pambukun në makinë ose në një krehër të veçantë, i cili e shprish, e pastron dhe e bën gati për t'u tjerrë. Kreh leshin (pambukun).
  • 3. Kashais. Kreh kalin. Kreh me kashai.
  • 4. fig. Pastroj një tekst, një shkrim etj. nga diçka e tepërt, e ndreq duke i hequr gjërat e panevojshme. I krehën tekstet mësimore e i përmirësuan.
  • I kreh bishtin dikujt i bën lajka dikujt, e lajkaton; e merr me të mirë për të përfituar prej tij.