KRUAJ kal.

  • 1. Fërkoj lehtë lëkurën në një pjesë të trupit me gishtërinj a me diçka tjetër kur më ha. Kruaj kokën (kurrizin, trupin, qafën).
  • 2. Gërryej me lugë, me thikë a me diçka tjetër fundin e një ene ku është ngjitur gjella; gërryej me thikë koren e djegur të bukës; pastroj diçka duke i hequr papastërtinë me thikë, me tel a me diçka tjetër të fortë. Kruaj kusinë (tiganin). Kruaj bukën e djegur. Kruaj thonjtë. Kruaj dhëmbët. Kruaj baltën e këpucëve.
  • 3. Kërkoj diku (në dollap, në xhep etj.) me imtësi, duke mos lënë asnjë vrimë pa parë dhe nxjerr që andej çdo gjë që gjej; kontrolloj çdo qoshe të diçkaje për të gjetur a për të marrë atë që ka mbetur brenda. Kruaj sirtarët (dollapin). Kruaj xhepat.
  • Kruan thonjtë tall. rri pa punë; bën diçka të kotë. Kruan veshin dikush shih te VESH,~I. Kruaj (pastroj) zërin (gurmazin) kollem lehtë para se të flas, që të më dalë zëri mirë ose kur s'di çfarë të them. S'më lë të kruaj dhëmbin dikush më rri vazhdimisht pranë, më ngjitet pas e s'më lë të bëj asgjë. Asnjë s'të kruan si dora jote fj.u. asnjë s'ta bën dot shërbimin ashtu siç ia bën njeriu vetes; secili duhet të përpiqet që punës së vet t'i dalë zot vetë.