KUALIFIKUAR mb.

  • 1. Që ka përgatitje të lartë ideopolitike, shkencore e profesionale në një degë a fushë të caktuar të prodhimit, të shkencës, të arsimit etj.; që ka fituar njohuri të gjera e të thella dhe aftësi të mëdha në një fushë të caktuar, që ka arritur një kualifikim të lartë. Punëtor (kuadër, mësues, punonjës, teknik) i kualifikuar.
  • 2. Që kërkon përgatitje të lartë e të veçantë për t'u kryer, që kërkon njohuri të gjera e të thella, që kërkon kualifikim (për një punë, një detyrë etj.). Punë e kualifikuar.