KUDO ndajf.

  • Në çdo vend, në çdo anë, gjithandej, gjithkund; në të gjithë vendin; në të gjitha vendet. Shkonte kudo. Gjendej kudo. Flitet (shihet) kudo. Më shumë se kudo.
  • Kudo qoftë në çdo vend që të jetë. Kudo që... në çdo vend që..., tekdo që.. . Lë lesh kudo shih te LESH, ~I. Kudo oka katërqind dërhemë është shih tek OK/Ë,~A.