KULTIVOJ kal. libr.

  • 1. bujq. Mbjell një bimë a një pemë dhe kujdesem që të rritet e të japë frytet e duhura, duke i bërë të gjitha shërbimet e nevojshme. Kultivoj ullirin (orizin).
  • 2. Mbaj e rrit peshk në një pellg, duke e shtuar atë vazhdimisht. Kultivoj peshkun në rezervuar.
  • 3. I bëj të gjitha shërbimet e duhura tokës, e punoj mirë që të japë prodhim të mbarë. Kultivoj tokën (kullotën).
  • 4. fig. Kujdesem që të rrënjoset e të zhvillohet te dikush një ndjenjë, një ide, një mendim, një qëndrim, etj. Kultivoj dashurinë për punën. Kultivoj idetë e moralit komunist.