KUNDËRGODITJE f.

  • 1. usht. Goditje kundër armikut që ka sulmuar, e cila krijon kushte të përshtatshme për mësymje. Kundërgoditje dërrmuese (shkatërruese). I dhanë kundërgoditje. Iu përgjigjën me kundërgoditje. U hodhën në kundërgoditje.
  • 2. Goditje që i jepet dikujt si kundërpërgjigje.