KUNDËRSHTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUNDËRSHTOJ, KUNDËRSHTOHEM. Kundërshtimi i urdhrit. Kundërshtimi është i kotë. Me gjithë kundërshtimin e...
  • 2. Përpjekje për të hedhur poshtë një mendim, një vendim, një urdhër etj. ose për ta ndaluar atë; pikëpamje e kundërt, mendim i kundërt. S'kam kundërshtim, s'kam gjë kundër, e pranoj. E pranoi pa kundërshtime. A ka kundërshtime?
  • Bie (është) në kundërshtim me diçka nuk përputhet a nuk pajtohet me diçka, është krejt ndryshe nga diçka tjetër.