KUNDËRSHTOR mb. gjuh.

  • 1. Që lidh dy fjali të bashkërenditura a dy gjymtyrë fjalie, të cilat kanë marrëdhënie kundërshtie a përqasjeje ndërmjet tyre (për lidhëzat po, por, ndërsa, porse, kurse, megjithatë, megjithëkëtë mirëpo, veç, veçse etj.).
  • 2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe ka marrëdhënie, kundërshtie a përqasjeje me fjalinë me të cilën bashkërenditet (për fjalitë). Fjali kundërshtore.