KUNDËRVËNIE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUNDËRVË, KUNDËRVIHEM. Kundërvënia e mendimeve (e dy tezave).
  • 2. Të qenët në marrëdhënie kundërshtimi; raporti ndërmjet dy a më shumë sendeve ose dukurive që janë kundërvënë. Ka kundërvënie. Është (ndodhet) në kundërvënie me diçka.
  • 3. gjuh. Karakter antonimik; antonimia.