KUNDREJT

I. ndajf.

  • Ballë për ballë; përball, përkundrejt. I rri kundrejt.

II. parej. Përdoret me një emër, përemër a numëror në rasën rrjedhore për të treguar:

  • 1. Vendin për ballë dikujt a diçkaje; përkundrejt... Rrinte kundrejt monumentit.
  • 2. Dikë a diçka që na takon, që lidhet me ne, që duhet ta përkrahim, ta mbrojmë etj.; ndaj. Detyra kundrejt atdheut (kundrejt prindërve). Qëndrimi kundrejt shokëve.
  • 3. Në shkëmbim me...; për ... kundrejt një shume të caktuar.
  • 4. Në krahasim me... Kundrejt vitit të kaluar.