KUNGIM m. fet.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUNGOJ, KUNGOHEM. Dita e kungimit.
  • 2. Rit fetar që bëhet zakonisht në kishë, ku prifti u jep besimtarëve me lugë vere me copa meshe ose oste, për t'i pastruar nga mëkatet; buka dhe vera që u jep prifti besimtarëve ortodoksë gjatë këtij riti (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kupa e kungimit. Mori kungimin.