KURBAN m.

  • 1. fet. Bagëti që theret për bajram a për ditë fetare të shënuara të myslimanëve (në vendet ku vepron feja myslimane).
  • 2. vjet. Bagëti që therej kur fillonte ndërtimi i një shtëpie, duke kujtuar, sipas besimeve të kota, se kjo do të sillte mbarësi. Kurbani i themeleve.
  • 3. fig. bised. Fli, theror për një ideal të lartë; viktimë në një fatkeqësi natyrore (nga përmbytja, nga tërmeti etj.). Shkoi kurban iku kot, vdiq kot. T'u bëfsha kurban! përk. i thuhet me dashuri zakonisht një fëmije. Kurban nëna (motra ...)! përk. t'u bëftë nëna (motra) kurban!
  • M'u bëftë kurban mallk. përdoret kur shprehim mospëlqim për atë që bën a që thotë dikush, duke i dëshiruar të pësojë një të keqe; më marrtë të keqen! Dashi i kurbanit ai, të cilit i ngarkohet faji i të tjerëve, ai që vuan a ndëshkohet për fajin e të tjerëve. Shkoi si dash kurbani shkoi kot, pa faj, shkoi humbur.