KURSEJ kal.

  • 1. edhe jokal. Harxhoj diçka me masë e me kujdes, e përdor me nikoqirllëk; bëj ekonomi, ekonomizoj; e përdor diçka me kujdes ose rrallë që ta mbaj në gjendje të mirë. Kursej paratë. Kursej vajin (sheqerin). Kursej drutë. Kursej energjinë elektrike. Kursej letrën. Kursej rrobat (këpucët). Kursej makineritë. Kursej kohën. T'i kursejmë në çdo gjë! Kush punon e kursen, gëzon e dëfren. fj. u.
  • 2. E ruaj dikë a diçka, nuk e dëmtoj. Kursej shëndetin. Nuk e kursen veten. Kursej shokun. Nuk kursej as jetën jam gati të jap edhe jetën.
  • 3. I përdor nga pak, rrallë e në mënyrë të matur (fjalët). I kursen fjalët flet pak e shkurt. Nuk i kursen lëvdatat (vërejtjet, qortimet).