KUSHTOR mb. gjuh.

  • 1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon kushtin e kryerjes së një veprimi, me fjalinë drejtuese që shpreh këtë veprim (për lidhëzat në, në qoftë se, në se, në është se, në rast se, po që se, sikur, me kusht që, mjaft që, kur etj.). Lidhëz kushtore.
  • 2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon kushtin e kryerjes së veprimit të shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë). Fjali kushtore.
  • Mënyra kushtore një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve në gjuhën shqipe, e cila tregon se veprimi kryhet duke qenë i lidhur me një kusht.