KUVLI f.

  • 1. Kafaz për kafshë të egra a për zogj. Kuvli për zogj. Si zogu në kuvli. E vogël sa një kuvli.
  • 2. keq. Kthinë e vogël dhe pa dritë, zakonisht në katin përdhes të një shtëpie; vend i ngushtë e i mbyllur, ku të zihet fryma. Banonte në një kuvli. U mbyll në një kuvli.