LËKUND kal.

  • 1. Tund diçka sa nga një anë në tjetrën, e bëj të lëvizë sa andej këtej, sa përpara prapa a sa poshtë lart ose të valëvitet në ajër. Deti lëkundte anijet. Tërmeti i lëkundi shtëpitë. Era lëkundte degët (gjethet) e pemëve (perdet, flamurët).
  • 2. Përkund, tund. Lëkund djepin.
  • 3. fig. E bëj të paqëndrueshme, të pasigurt a të dyshimtë diçka, e dobësoj, e trondit; ia dobësoj vendosmërinë, besimin a këmbënguljen dikujt, e bëj të pavendosur, e bëj të dyshojë. Revolucioni e ka lëkundur sistemin kapitalist. Asgjë nuk e lëkund vendosmërinë e popullit. Nuk ia lëkundën besimin në fitore. Kërcënimet (torturat) nuk e lëkundën fare.
  • Ia lëkund zemrën dikujt e prek thellë në zemër, e mallëngjej, e trondit.