LËNDOR mb.

  • 1. filoz. Që përbëhet nga lënda e që kapet me anë të shqisave, që lidhet me lëndën. Bota lëndore. Ka përbërje lëndore.
  • 2. Që lidhet me gjendjen a me mjetet materiale e financiare; material. Burimet lëndore. Gjendja lëndore. Ndihmë lëndore. Dëm lëndor. Interesa lëndore.
  • 3. Që lidhet me sende e me vlera të tjera të krijuara nga njeriu për nevojat jetesës, material (në kundërvënie me diçka shpirtërore). Kultura lëndore. Jeta lëndore.
  • 4. Që ka të bëjë me lëndët mësimore dhe me vetë përmbajtjen e tyre. Ngarkesa lëndore. Çështje lëndore e metodike. Planet lëndorë të tremujorëve.
  • 5. libr. Që ka të bëjë me lëndën e drurit dhe me mundësitë për të dhënë lëndë druri. Fuqia lëndore e pyjeve.
  • 6. gjuh. Që shënon një lëndë ose një send; që shënon nga ç'lëndë është bërë diçka; që ka të bëjë me pjesën themelore të fjalës dhe jo me trajtat e saj gramatikore, leksikor. Emër lëndor emër që shënon një lëndë (p.sh. mish, brumë, vaj, dyllë). Mbiemër lëndor mbiemër që e cilëson një send duke cilësuar se nga ç'lëndë është bërë (p.sh. i gurtë, i drunjtë, i hekurt, i misërt). Kuptimi lëndor i fjalës kuptimi i temës së fjalës, kuptimi leksikor (për ta dalluar nga kuptimi i pjesës trajtëformuese).
  • 7. mat. Që shoqërohet me njësinë e matjes ose me njësitë e sendeve të numëruara, konkret. Numër lëndor. Madhësi lëndore.
  • Pikë lëndore (materiale) mek. trup me përmasa të papërfillshme, që ka të gjitha veçoritë e materies. Provë lëndore (materiale) drejt. send a diçka tjetër konkrete që merret si dëshmi për të vërtetuar krimin ose për të përcaktuar njeriun që e ka kryer atë.